Kodi i Sjelljes, Hysi: Partitë të japin sugjerimet e tyre

17/10/2017 18:06

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka ftuar të gjithë deputetet që të shprehin opinione për të përmirësuar draftin për Kodin e Sjelljes së deputetëve.

“Për 2 javë mund të depozitohen sugjerime”, ka deklaruar Hysi në një prononcim për mediat.

Deputetja e mazhorancës ka theksuar se, Kodi i Sjelljes rregullon mes të tjerash problemin e dhuratave për deputetët.

“Tek ky kod duhet të jemi bashkë me opozitën që të ofrojmë kulturë juridike”, ka shtuar Hysi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA