Jennifer Lawrence ka folur mbi eksperiencën e saj “poshtëruese” në fillim të karrierës.
Ajo ka folur për këtë eksperiencës si femër në industrinë e filmit në eventin e “Elle’s Women” në Hollivud. Aktorja e “The Mother!” e cila ishte një nga tetë të nderuarit e eventit, shpjegoi se iu kërkua nga producentët të dobësohej në mënyrë drastike për një nga rolet e saj të parë.
“Kur isha shumë e re dhe në fillime, mu tha nga producentët e filmit që të humbja 7 kg për dy javë”, tha aktorja para se të rrëfente se u pushua nga roli vetëm se nuk humbi peshë aq shpejt.
Por kjo nuk është e gjitha, vijon aktorja.
“Gjatë asaj kohe një producente femër i kërkoi të dilte foto nudo me pesë femra të tjera që ishin shumë, por shumë më të dobëta se unë. Ne u reshtuar njëra pas tjetrës duke mbuluar zonat tona private. Pas reshtimit poshtërues, producentrja femër më tha se duhet të përdorja fotot e mia lakuriq për tu frymëzuar për dietën time”, vijoi ajo.
Aktorja thotë se u ndje ‘në grackë’ nga kjo eksperiencë. “E lejova vetën të trajtohesha në atë mënyrë, sepse ndjeja që duhet ta bëja për karrierën time”, tha Jennifer.
Top Channel