Jemini në ‘Procesi Sportiv’: Ende nuk di arsyen e pezullimit

17/10/2017 06:50

Lorenc Jemini, gjyqtari i njohur i futbollit, në Kategorinë Superiore në Shqipëri, ishte i ftuar mbrëmjen e të hënës në emisionin ‘Procesi Sportiv’.

Jemini është i pezulluar prej më tepër se 5 muajsh, pas ndeshjes Partizani-Luftëtari, ndërsa rrëfeu se ende nuk i është komunikuar me shkrim arsyeja e pezullimit dhe afati. 

“Nuk kam marrë as një komunikim zyrtar në lidhje me pezullimin tim. As me shkrim e as me gojë. Kam pasur vetëm një telefonatë, ku më thanë se do të jem i pezulluar përkohësisht, por edhe sot pas 5 muajsh, ende nuk më është komunikuar zyrtarisht shkaku dhe kohëzgjatja e pezullimit. Më thonë që do të më rikthejnë së shpejti, por edhe kjo në biseda kafeneje, jo në rrugë zyrtare”, tha gjyqtari.

Jemini u shpreh se ai vijon të mbajë stemën e FIFA-s, ligjërisht, sepse ende nuk ka as një shkresë me shkrim për pezullim, heqja e emrit të tij nga lista e gjyqtarëve të institucionit më të lartë të futbollit në botë, ka ndodhur me kërkesë të FSHF-së.

“Kontaktova me email zyrtarë të FIFA-s, për t’i pyetur në lidhje me pezullimin tim, arsyet dhe shkresën zyrtare dhe ata më thanë që problemin ta kërkoj diku tjetër, pra te FSHF-ja”, rrëfeu Jemini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA