Grabitet pika e karburantit, autorët largohen me 35.000 lekë

17/10/2017 17:40

Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku grabitësit janë larguar me 35 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qishbardhë, ku dy shtetas të maskuar dhe të armatosur i kanë marrë me forcë paratë punonjësit të pikës së karburantit.

Pasi ka marrë njoftimin, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel