Gjyqi i Shullazit, Koni dhe Kule nuk njohin kërcënuesin

17/10/2017 14:58

Në seancën e radhës ndaj Emiljano Shullazit dëshmuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, dekani Dhori Kule dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Ministrja Nikolla pohoi se ishte informuar për kërcënimin e Mynyr Konit nga profesori Dhori Kule. Fillimisht telefonova Haki Çakon – tha ministrja – pas kësaj bisede Kule tha se dyshonte se ishin njerëzit e Shullazit.

Gjatë takimit të mëpasshëm me ministrin e Brendshëm Tahiri – vijoi ministrja – u njoftuam se kishte dalë në konferencë Berisha, duke denoncuar ngjarjen në fjalë.

Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule tha se pranë një hoteli tre makina i ishin afruar. Prej tyre zbritën disa djem të rinj – rrëfeu ai – më thanë ‘profesor të kërkojnë’. Njëri prej tyre më tha ‘mos e pengo dorëheqjen e Mynyr Konit’, e mora si shaka. – tha Kule – Por më pas u trondita.

A të ngjaj unë me personin që të ka kërcënuar? – e pyeti Shullazi. Aq sa të kam parë në televizion nuk mund të them nëse gjan me atë person – u përgjigj Kule.

Ndërsa vetë Koni i tha gjykatës se i ishte afruar një “Benz” dhe i kishin kërkuar të hipte në makinë. Njëri prej tyre më tha të hiqja dorë nga gara. – tregoi Koni – Ju thash ‘perse?’ Por ata më përsëritën kërkesën. Ishte errësise dhe nuk njoha asnjeri. – shtoi Koni – U trondita, fika telefonin dhe njoftova për dorëheqjen.

Top Channel