Emri i Tahirit në “dosjen Habilaj”, Basha: Fakte tronditëse para syve të shqiptarve
17/10/2017 17:33
Pas publikimit të detajeve të dosjes Habilaj nga Gjykata e Katanias në Itali, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha.
“Faktet dhe provat tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me mafian e drogës dhe armëve janë para syve të çdo shqiptari. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veproje pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjesisë penale”, shkruan Basha në Facebook.
Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.
Top Channel disponon dosjen me këto fragmente të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane.
Top Channel