Dosja “Habilaj” në “Top Story”

17/10/2017 07:26

Në “Top Story” do të jepen detaje të reja të dosjes “Habilaj”, duke nisur nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme.

Nga studioja e “Top Story”, Sokol Balla theksoi se në emisionin e sotëm do të flitet për detajet që plotësojnë të gjithë panoramën e kësaj çështjeje.

“Kemi dosjen e plotë me 416 faqe. Konsultuam materialin dhe vendosëm që ta transmetonim një pjesë të tij, duke marrë parasysh rëndësinë e saj, në edicionin e orës 15:00. Do të flasim për detajet që plotësojnë të gjithë panoramën”, tha drejtuesi i emisionit, Sokol Balla.

Drejtori i Informacionit në Top Channel tha se kjo dosje vjen pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe hetimeve për t’i dhënë fund dosjes së kanabisit brenda vitit.

“Ndoshta nuk janë rastësore të gjitha këto. Për këto do të flasim sonte”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA