Ndryshe nga sa është folur deri më sot, një skenarist tregon për producentin e Hollviduit, Harvey Wenstein atë që askush nuk guxon ta thotë: të gjithë e dinin për orekset e tij.
“Të jemi të qartë për një gjë që të gjithë e dinin. Jo se ai përdhunonte. Jo, se ne nuk kemi dëgjuar kurrë. Por ne ishim të vetëdijshëm për sjelljen e tij agresive; zjarrin e tij; orekset e tij. Nuk kishte asgjë të fshehtë për këtë pangopje, si një grykësi e si ajo e vëllezërve Grimm”, shkruan Scott Rosenberg, skenarist, aktor dhe producent.
Ai thotë se nuk e dinte deri në çfarë mase supozohej që Wenstein të ketë ngacmuar femrat, por thotë se kjo diskutohej vazhdimisht mes “producentëve të mëdhenj”, “agjentëve të mëdhenj”, “aktorët e mëdhenj”, “aktoret e mëdha”, etj.
Top Channel