Vrasja e Çollakut, gjurmët s’përputhen me ADN-në e Shtrazës

16/10/2017 14:57

Dy ekspertë të policisë shkencore pohuan këtë të hënë në gjykatë se provat biologjike të konstatuara në mjetin ku dyshohet se u dhunua Gazmend Çollaku nuk kanë përputhje me ADN-në e Denis Shtrazës, i akuzuar për vrasjen e tij.

Bëhet fjalë për njollat e gjakut të evidentuara në fashetat dhe në makinë, të cilat janë krahasuar me kampione të të dyshuarit të vetëm për këtë krim.

Shtraza mohon të ketë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Çollaku, që u rrëmbye në Durrës nga persona të veshur si efektivë policie.

Avokatët e tij pretendojnë se hetimet nuk janë kryer siç duhet përderisa mjaft nga provat e radhitura në gjykatë gjatë marrjes në shqyrtim të tyre po vendosen në pikëpyetje.

Denis Shtraza këmbëngul se ditën e rrëmbimit të Gazmend Çollaku ka qenë në Tiranë, por prokuroria e akuzon atë për rrëmbimin me pasojë torturimin e vdekjen e Çollaku.

Top Channel