Tiranë, përndjek ish-bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari

16/10/2017 11:34

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ka shkelur urdhërin e mbrojtjes duke përndjekur dhe kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

Në pranga ka rënë Jetmir Sina, banues në Tiranë. Sipas policisë, ai e ka përndjekur 26-vjeçaren me iniciale O.D. në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”.

Top Channel