Tiranë, aksident me një të vdekur në “Pezë Helmes”

16/10/2017 03:24

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në “Pezë Helmes” në kryeqytet.

Policia bën të ditur se automjeti me targa TR 5619 E, me drejtues shtetasin M.H, ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima mësohet se është shtetasi A.B 66 vjeç.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i automjeti është shoqëruar në polici.

Top Channel