Ka qënë vetë kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili i cili në një dalje për mediat tha se e gjithë opozita duhet të jetë në sinkron të plotë për këtë çështje.
“Meqë të premten që lamë pas në një ditë të veçantë dhe anormale si u zhvillua, ne kaluam vendimin për komisionin e përbashkët të reformës zgjedhore. Grupi konkludoi që thelbi dhe dy shinat ku reforma duhet të ecë që të jetë e besueshme e transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve dhe rezultati është të ndalohet me çdo mjet element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. Së dyti, kriminalizimi i saj, përfshirja e kriminelëve dhe si kandidat dhe si mbështetës në fushatë. Ndaj, në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita do të jetë në këtë çështje në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje të qarta, klientët dhe baronët e drogës dhe krimit do vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit”, tha Vasili.
Kreu i grupit parlamentar të LSI foli dhe për TVSH për biznesin e vogël, i cili tha se ato duhen quajtur biznese mbijetese.
“Duhet të vazhdojnë ti quajnë biznese të mbijetesës, pasi sigurohen të ardhurat e mbijetesës, dhe si të tilla kërkon trajtim krejtësisht tjetër, dhe ky kryeministër i lajthitur le të lexojë çka thënë në 2015 dhe cka tënë në 2017 dhe t’i japë fund talljes sepse kjo do të thotë as më shumë e as më pak po vetëm mijëra vende të humbura, çmime të rritura, mijëra familje që do të vuajnë. Të lërë shpjegimet Facebook-iste, të ndjekë me vëmendje atë që thotë opozita”, tha ai.
Top Channel