“Kori” PD-LSI; kundër TVSH dhe dekriminalizim të zgjedhjeve

16/10/2017 08:34

Opozita në bllok është kundër përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH.

“Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH nën fashën 12 mln lekë. Oligarkët fshihen në paradhomat e kryeministrit. Lufta kundër informalitetit nuk bëhet
duke goditur biznesin e vogël”, thotë kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Duhet të vazhdojnë t’i quajnë biznese të mbijetesës, pasi sigurohen të ardhurat e mbijetesës, dhe si të tilla kërkon trajtim krejtësisht tjetër, dhe ky kryeministër i lajthitur le të lexojë çka thënë në 2015 dhe çka thënë në 2017 dhe t’i japë fund talljes sepse kjo do të thotë as më shumë e as më pak po vetëm mijëra vende të humbura, çmime të rritura, mijëra familje që do të vuajnë”, deklaron kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

PD dhe LSI bëhen bashkë në qëndrim edhe për reformën zgjedhore, e cila duhet të nisë me dekriminalizimin e zgjedhjeve.

“Janë dy shtylla kryesore për reformën zgjedhore, dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe vota e emigrantëve. Bylykbashi ka paraqitur draft-strategjinë e PD, e cila përmblidhet me një aksion politik. Po mbushen 8 vjet që kur PD ka propozuar votën e emigrantëve”, u shpreh Basha.

“Thelbi dhe dy shinat ku reforma duhet të ecë që të jetë e besueshme e transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve dhe rezultati është të ndalohet me çdo mjet element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. Së dyti, kriminalizimi i saj, përfshirja e kriminelëve dhe si kandidat dhe si mbështetës në fushatë. Ndaj, në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita do të jetë në këtë çështje në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje të qarta, klientët dhe baronët e drogës dhe krimit do vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit”, deklaron Vasili.

Demokratët tashmë e kanë gati draft-strategjinë që do të prezantojnë në Komisionin e sapo ngritur të reformës zgjedhore, duke e cilësuar edhe votën e emigrantëve, një propozim të bërë 8 vite më parë nga vetë PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA