Akuzat e PD, reagon Tahiri: Dënim maksimal për këdo
16/10/2017 13:40
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi pas deklaratave të kreut të PD-së Basha.
Tahiri në rrjetin social “Facebook” shkruan se, akuzat e Bashës nuk i bëjnë përshtypje në asnjë kohë.
Ne mesazhin tij thuhet: “Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri më sot, për të shërbyer si kujtesa më e freskët e drejtësisë që nuk kemi e që nuk u bë dot kurrë”.
Tahiri e mbyll mesazhin e tij duke shkruar se, “ sa për këta që i quan kushërinjtë e mi, drejtësi deri në fund e dënim maksimal. Për këdo, pa dallim e pa përjashtim”, shkruan Tahiri.
Top Channel