43-vjeçari plagos me thikë nipin 14-vjeçar

16/10/2017 23:41

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar, banues në fshatin Zharrëz të Patosit, pasi ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur.

Gentjan Asllani ka goditur me thikë në sup nipin 14-vjeçar, i cili, pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.

Top Channel