Vlorë, përplasen 4 automjete

15/10/2017 18:02

Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht me vetëm një të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të diele në rrugën transballkanike të Vlorës.

Rreth orës 17:10 të së dielës, pranë një prej rrethrrotullimeve, një automjet tip BMW që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara ka aksidentuar tre automjete, të parkuara aty pranë.

Mësohet se drejtuesi i automjetit tip BMW ka humbur kontrollin shumë pranë rrethrrotullimit duke goditur bordurën dhe pas daljes nga rruga ka goditur mjetet e tjera.

Drejtuesi i automjetit, i cili ndodhej i vetëm është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa mësohet nga burimet spitalore se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel