Tenis, Federer triumfon në Shangai. Mposht Nadalin në finale

15/10/2017 06:45

Roger Federer ka mundur sërish Rafael Nadalin, ashtu siç ka bërë në 5 ndeshjet e fundit mes tyre.

Këtë radhë, zvicerani e mposhti spanjollin në Mastersin 1000 të Shangait, aty ku dhe sipërfaqja e fushës është më e shpejtë se në çdo Masters tjetër.

Federer fitoi 6-4 dhe 6-3 dhe me këtë titull në Kinë e çon në 6 numrin e titujve për vitin 2017.

Në total, 36-vjeçari ka fituar 94 tituj në karrierë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel