Skënderbeu mund Lushnjën, korçarët fitojnë 4-1

15/10/2017 22:57

Skënderbeu vazhdon të tregojë formën shumë të mirë të fillim sezonit, në kampionat duke shkatërruar këtë fundjavë Lushnjën me rezultatin 4-1 në stadiumin Skënderbeu.

Përballë vendit të fundit korçarët kanë marrë pikët e vlefshme por nuk e kanë ulur aspak ritmin edhe pse në mesjavë do t’i duhet të luajnë ndaj Partizanit të Beogradit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Eurpa Leagues.

Dy golat e Takut në pjesën e parë dhe më pas Sowe e Xhejms ishin autorët e 4 golave për Skënderbeun, ndërkohë që golin e vetëm për skuadrën e Banos e shënoi Sefa në pjesën e parë.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 6-të të Superligës ndërkohë që takimet e tjera do të luhen ditën e hënë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta