Sion humb sërish, ‘mbushet kupa’ për Tramezzanin?!

15/10/2017 20:35

Sioni është mposhtur sërish në fushën e vet, 1-2 ndaj St. Gallenit dhe kjo me shumë gjasa do të jetë ndeshja e fundit e Tramezzanit në krye të tyre.

Ish ndihmës trajneri i De Biasit te kombëtarja shqiptare, erdhi për të drejtuar ekipin drejt titullit kampion dhe pati dorë të lirë në merkato, por deri tani ka zhgënjyer tërësisht.

Sion është eliminuar nga Europa League dhe nga Kupa e Zvicrës, ndërsa në kampionat ka marrë vetëm 12 pikë në 11 takime.

Te Sion luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, të dy të afruar nga Tramezzani gjatë kësaj merkatoje verore, por që nuk kanë mundur t’i shpërblejnë atij besimin.

Prej disa javësh, presidenti i Sion e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për Tramezzanin, ndërsa humbja e sotme mund të rezultojë deçizive në vendimin për shkarkimin e tij. 

Top Channel