Shijak, arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane

15/10/2017 11:11

Pas arrestimit të Durim Keçit, një tjetër banor i Shijakut është ndaluar nga forcat e policisë, teksa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për “pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.

Ndalimi i shtetasit Riza Sheshi, 50 vjeç, u bë nga specialistët për hetimin e trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Xhenovës në Itali ka lëshuar urdhërarresti ndaj Sheshit për veprën penale.

Top Channel