Përplaset me mbrojtësin, ndërron jetë portieri në Indonezi – VIDEO

15/10/2017 00:35

Futbolli indonezian në zi për ndarjen nga jeta të portierit të Persela Lamongan, Choirul Huda, pas një përplasjeje të dhunshme në takimin me Semen Padang.

38-vjecari mbeti pa ndjenja në fushë në fund të pjesës së parë, pasi u godit nga shoku i tij i skuadrës, Ramon, që ishte në dyluftim me sulmuesin kundërshtar Marcel Sacramento.

Huda pak çaste pas përplasjes humbi ndjenjat dhe, fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor, nuk mundi të mbijetonte. Huda konsiderohej legjendë te Persela, pasi e kishte luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me këtë klub.

Top Channel