Iuliano: Kundër Luftëtarit na pret sfidë e vështirë

15/10/2017 15:12

Pas fitores me Teutën, Partizani do të luajë ndaj Luftëtarit në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Trajneri Iuliano theksoi se skuadra po jeton një moment të mirë dhe se është gati të luajë këtë ndeshje që sipas tij është e komplikuar.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e komplikuar si ajo me Teutën. por ne vijmë në këtë sfidë me më shumë siguri. Do të kërkojmë që të aktivizojmë futbollistët që janë rikuperuar më mirë dhe që janë përmirësuar. Mund të ketë edhe ndryshime  në formacion. E kam studiuar Luftëtarin ka në përbërje lojtarë të rëndësishëm sidomos në sulm. Ne jemi stërvitur mirë për të kaluar edhe këtë test të radhës. Do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë 3 pikët. Barazimi do të ishte një dështim i madh për ne”, shprehet Iulianio.
 
Ndeshja mes Partizanit dhe Luftëtarit do të luhet ditën e hënë në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Si kryeqytetasit ashtu edhe Gjirokastritët në 5 javët e para kanë mundur të grumbullojnë vetëm 5 pikë dhe për momentin gjenden në vendin e 8 dhe të 9 të klasifikimit.

Top Channel