Basha me biznesin e vogël: TVSH një  çmenduri, të mos e lejojmë

15/10/2017 11:31

Përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e pagesës së TVSH, Lulzim Basha e quan çmenduri dhe që kjo të mos ndodhë, kreu i demokratëve kërkoi bashkimin e tyre  për ta fituar këtë betejë.

Gjatë takimeve me përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e Paskuqanit, Basha tha se kjo skemë do të sjellë kosto shtesë për ta, që përkthehet menjëherë në rritje cmimesh e pamundësi për të mbajtur aktivitetin.

Por Basha tha se PD ka gati një projekt.

“Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi”, deklaroi Basha.

Sipas kreut të PD, kjo është e vetmja skemë që do të shërbejë për formalizimin më tej të biznesit të vogël, duke mos rritur çmimet për konsumatorët.

Top Channel