Tirana shkatërron Shkumbinin dhe udhëheq grupin B

14/10/2017 10:34

Tirana ka marrë fitoren e radhës në Kategorinë e Parë pasi ka shkatërruar 6-0 Shkumbinin në trasnfertë.

Pasi kanë mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-2, me golat e shënuar nga Doka dhe Ngo, në të dytën bardheblutë e Ze Marias kanë shënuar edhe 4 herë të tjera.

Hoxhallari, Sentamu, Daja dhe Karabeci vulosën fitoren e thellë të Tiranës në trasnfertë, e cila e çon ekipin kryeqytetas në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve të para të debutimit të tyre në Kategorinë e Parë.

Në grupin B ku ndodhet Tirana, në venidn e dytë renditet skuadra e Bylisit, e cila i ndjek me 10 pikë.

Top Channel