Të fundit e tabelës mundin kampionët!

14/10/2017 11:17

Chelsea ka pësuar një humbje të papritur, 2-1, ndaj Crystal Palace, skuadrës me ecurinë më të dobët, që deri para këtij takimi nuk kishte marrë asnjë pikë dhe nuk kishte shënuar asnjë gol në Premier League.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Kampionët në fuqi, të cilët tani kanë përfunduar në një krizë rezultatesh, me vetëm 13 pikë në 8 takimet e para.

Tottenham i Pochetinos mori një fitore minimale 1-0, ndaj Bournemouth, në ndeshjen që vendosi rekordin e shikueshmërisë në stadium, me mbi 80 mijë tifozë të pranishëm.

Pas 8 javëve të para, Premier League kryesohet nga Manchester City me 22 pikë, e ndjekur nga United me 20 dhe Tottenham me 17.

Top Channel