Ronaldo ngjit Realin të dytin, fitore e ngushtë në transfertë

14/10/2017 18:37

Benzema dhe Ronaldo ishin autorë të një fitoreje të vuajtur në transfertën e Getafes për skuadrën e Zidane në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 1-2.

Francezi shënoi golin e parë që në minutën e 39, por vendasit u kundërpërgjigjën menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë me Molinan që barazoi shifrat në 1-1.

Deri 5 minuta para fundit rezultati u mbërthye në barazim, ndërsa ishte i portugezi Ronaldo që arriti të shënojë një gol me vlerën e 3 pikëve.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, 4 më pas se Barcelona, e cila do të luajë në mbrëmje ndaj Atletico Madrid.

Top Channel