Tetë ndeshje po kaq fitore për Napolin në Serie A, duke i bërë një nisje të jashtëzakonshme kampionatit këtë sezon.
Skuadrës së Sarrit i mjaftoi një gol i shënuan nga Insigne në minutën e 20 për të dalë i fituar nga transferta e vështirë e Romës.
Edhe pse sfida luhej në “Olimpico”, Napoli ishte ai që dominoi takimin, ku ta paktën në pjesën e parë pati, përveç golit, pasi edhe disa mundësi të tjera për të thelluar avantazhin.
Ndërkohë, për Romën mund të veçohet minuta e 84, kur Dzeko pati një mundësi të shkëlqyer, kur pas një goditje nga këndi goditi traversën e Napolit. Megjithatë në fund ishin napolitanët që triumfuan.
Një paraqitje të mirë në këtë ndeshje bëri edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.
Me këtë tre pikësh, Napoli udhëheq renditjen i vetëm në kuotën e 24 pikëve, 5 më shumë se Inter, Juventus dhe Lazio, që janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 19.
Javën e ardhshme, Napoli do të pres në shtëpi skuadrën e Interit, një tjetër sfidë e vështirë për të besuarit e Sarrit.
Top Channel