Moto GP në Japoni, “Pole” për Zarco, Marquezi i treti

14/10/2017 19:59

Samurai i së shtunës në provat zyrtare të Motegit në MotoGP, është Johan Zarco.

Në një qiell të zymtë në cirkuitin japonez, piloti francez i Jamahës ishte autor i një paraqitjeje pozitive me kohën më të mirë, duke ndalur kronometrin në xhiron më të shpejtë 1 minutë, 53 sekonda e 469 të mijëtat. Ky ishte Pole position i dytë sezonal për transalpinin dhe i 21 në karrierë.

Në krah të Zarkos në linjën e parë të nisjes do të jetë Danilo Petruçi me Dukati Pramak, ndërsa i treti me kohën më të mirë në Motegi, ishte spanjolli Mark Markez. Piloti iberik lider i Botërorit, gaboi me strategjinë e gomave pasi pikërisht ndryshimet i kushtuan vendin e parë.

Akoma më zhgënjyese ishte paraqitja e Valentino Rosit që guxoi por i kushtoi shtrenjtë në pistë, dhe kështu do të nsiet i 12 në garë të dielën në cirkuitin japonez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA