Manchester frenohet në Liverpool

14/10/2017 00:26

Manchester United e ka ngadalësuar hapin në javën e 8 të Premier League, duke barazuar në Anfield Road kundër Liverpool 0-0.

Takimi më i rëndësishëm i javës së 8-të në futbollin anglez është mbyllur pa gola, edhe pse për 90-të minuta të dyja skuadrat zhvilluan lojë shumë sulmuese. Vendasit kanë qenë shumë kërkues, por edhe Manchester ishte shumë agresive.

Rastet më të mira u regjistruan në fundin e pjesës së parë, kur fillimisht Matip devijoi një krosim nga Courtinho, por De Gea bëri mrekullinë në vijën fatale. 10 minuta më vonë ishte Romelu Lukaku që nuk arriti të mundë dot portierin Mignolet, që bëri një pritje të shkëlqyer, duke mbajtur të paprekur rrjetën.

Ky është barazmi i dytë për Manchester që tani ngjitet në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Liverpool mbetet në vendin e gjashtë.

Top Channel