Gola dhe spektakël, Monako ‘bie’ në shtesë ndaj Lyon-it

14/10/2017 00:00

Monako nuk ka marrë dot pikë, në transfertën e vështirë ndaj Lyonit, ku është mposhtur 3-2 dhe ka humbur mundësinë për të ruajtur hapin e PSG-së.

Pjesa e parë ishte spektakolare, pasi u shënuan katër nga golat e takimit. Kështu Lyoni kaloi i pari në avantazh me anë të Dias, në minutën e 11-të, por Rony Lopez barazoi 6 minuta më pas.

Në të 23-ën, ishte Fekir që i dha sërish avantazhin vendasve, por Traore shënoi 10 minuta më pas dhe çoi shifrat në 2-2.Edhe pjesa e dytë pati mjaft raste e ritëm, por golin e gjeti Lyoni me anë të Fekir, vetëm në minutën e gjashtë shtesë, duke vulosur shifrat 3-2.

Pas këtij takimi Monako mbetet në vendin e dytë, me 19 pikë, por PSG-ja ka mundësinë të shkëputet me gjashtë pike diferencë, nëse fiton nesër ndaj Dijonit në transfertë. Nga ana tjetër, Lyoni shkon në vendin e tretë, me 16 pikë, po aq sa ka edhe Marsejë e Nantë.

Top Channel