Dy vrasje, asnjë i ndaluar

14/10/2017 06:50

Ngjarja e rëndë kriminale ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë vazhdon të mbetet një ngjarje që ende nuk ka një të ndaluar.

Policia e Lushnjës së bashku me prokurorinë dy ditë më parë njoftuan se identifikuan 2 nga 3 autorët që kanë qënë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë dy personat që sipas tyre janë identifikuar, ndërsa mbetet enigmatik personi i tretë që ka qënë bashkë me ta.

Ditën e djeshme u shoqëruan në komisariat shtetasi Julian Sula, i cili u pyet nëse kishte dijeni për ngjarjen apo jo. Shoqërimi i tij u bë pasi më 12 qershor të vitit 2016 Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qënë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Për këtë ngjarje policia e Lushnjes akuzoi si autor Laert Haxhiun. Duke parë rrethanat dhe kohën se kur ndodhën ngjarjet dhe lidhjet mes Sulës dhe Haxhiut, policia po hetonte nëse kjo ngjarje është inskenuar nga Sula apo jo.

Në shoqërimin e së premtes, Sula ka thënë përpara hetuesve se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk njihet me autorët e dyshuar. Për asnjë çast ai nuk ka pranuas asnjë gjë. Pas 4 orë pyetje Sula u la i lirë. Sula është një nga të shumtë persona që janë shoqëruar e marë në pyetje. Sipas prokurorisë në pyetje janë marrë familjarë të të dy palëve dhe të autorëve të dyshuar dhe të viktimave.

Top Channel