“Amfar” eklipsohet nga skandali seksual

14/10/2017 08:51

Elita hollivudiane mori pjesë në galanë vjetore Amfar për të mbështetur kërkimet për AIDS-in mes skandalit të abuzimeve seksuale  që ka përfshirë producentin Harvey Weinstein.

Çështja eklipsoi mbrëmjen, e vetëm disa artistë guxuan të kalonin para gazetarëve, duke e lënë si rrallëherë të boshatisur tapetin e kuq.

Aktorja Julia Roberts u nderua në gala për mbledhjen e fondeve, për përkushtimin afatgjatë kundër SIDA-s. Deri më tani Amfar ka grumbulluar 480 milionë dollarë me qëllimin për të zbuluar një kurë për sëmundjen vdekjeprurëse nga 2020-ta.

Aktorja e “Pretty Woman” tha se beson se kura për është vetëm pak vite larg.

“Mendoj se sëmundjes po i vjen fundi. Por pikërisht tani na duhet më shumë forcë për të mbërritur në finish”, deklaroi ajo.

Ylli i muzikës pop Fergi, e cila performoi me dy këngë të saj në gala, e pyetur për skandalin “Weinstein” tha se fenomeni i abuzimit me pushtetin duhet të marrë fund, ndërsa aktorja Michelle Rodriguez deklaroi se fakti që rasti kishte dalë në dritë, tregonte se Hollivudi po shkonte në drejtimin e duhur.

“Është diçka e bukur të shohësh gjithë këto gra të fuqishme që ngrihen në këmbë dhe thonë: Jo! Kjo nuk është mënyra e duhur”, u shpreh ajo.

Skandali “Ëeinstein” ishte në fokus edhe të eventit ‘Fuqia e gruas’ gjatë të cilit yje të kinemasë inkurajuan burrat të dënojnë sjelljet grabitqare në Hollivud.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA