Berisha: Rama është streha dhe koka e krimit

13/10/2017 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në sallën e Kuvendit se kryeministri Edi Rama ka sjellë në Parlament kriminelët që i shërbejnë pushtetit.

“I solle kriminelët që i shërbejnë pushtetit pasi për ty, ata janë heronj. Rama nuk është avokati i Elvis Roshit, por përfitues i krimeve të tij, prandaj e mashtron Kavajën e Shqipërinë. Rama është streha dhe koka e krimit”, deklaroi Berisha.

Deputeti i Partisë Demokratike përmendi dhe vëllain e kryeministrit.

“Olsi Kristaq Rama ka kaluar kufirin me një makinë që është kryer transport droge”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA