
Në seancën e kësaj të premteje në Kuvend, doza e akuzave dhe kundërakuzave mes mazhorancës dhe opozitës ishte e madhe.
Por, akoma më e madhe ishte doza e batutave të përzgjedhura nga protagonistët kryesore të dy kampeve në foltoren e Kuvendit.
Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama sërish për lidhje me krimin dhe gjatë fjalës tha se “peshkatari është peshku më i madh”.
Kjo ka nxitur reagimin e Kryeministrit.
“Po bëhesh filozof si Nard Ndoka. Ftoj Nard Ndokën të shkojë në gjyq për të drejtën e autorit”, deklaroi ai.
Jashtë batutave nuk qëndroi as Sali Berisha, që zgjodhi frëngjishten dhe një thënie të Napoleonit.
“Sa u përket sharjeve të djeshme, mbrapa krahëve, ashtu si ti di të bësh, po të përgjigjem sot; Un merde dans un bas de soie- thoshte Napoleoni, ose ‘një hale në një copë mëndafshi’, je ti Edi Rama”, deklaroi ish-Kryeministri.
Top Channel