“Vjeshta 2017”, në pranga dy persona në kërkim

12/10/2017 00:00

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit të gjerë policor “Vjeshta 2017”.

Lazer Pema, 34 vjeç, nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi është vënë në pranga.

Gjithashtu dhe Tauland Pepaj, 26 vjeç. Ai ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, për n gjarjen e ndodhur më 25 qershor të këtij viti, ku Pepaj qëlloi me armë zjarri 22-vjeçarin R. Th.

Top Channel