Belgjika, Lukaku ende nuk është gati, nuk do të jetë titullar ndaj Iranit
Barcelona merr lajme të mira nga Andres Iniesta në prag të supersfidës me Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”.
Kapiteni i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e La Ligës me Las Palmas është riaftësuar dhe mund të jetë në fushën e lojës në sfidën e së shtunës. Sipas medias iberike, mesfushori 33-vjeçare që vetëm përpara pak ditësh rinovoi përjetësisht me katalanasit, u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të së enjtes.
Në momentin e dëmtimit u parashikua afati kohor prej 10 ditësh të qëndrimit të Iniestës jashtë fushave të lojës, kohë kjo që u respektua. vetëm një ditë më parë Iniesta punoi i veçuar nga grupi, për t’u bashkuar me ta më vonë.
Ndërkaq në skuadër janë kthyer edhe Semedo, Andre Gomes, Umtiti, Digne, Cillessen e Vermalaen pas ndeshjeve të eliminatoreve të Botërorit 2018 që bashku me përfaqësueset e tyre respektive.
I vetmi që nuk u stërvit këtë të enjte ishte Lionel Messi, i cili u la pushim nga trajneri pas ndeshjes me Argjentinën. Sulmuesi 30-vjeçar pritet të jetë në qendrën stërvitore të Barcelonës në seancën e së premtes.
Top Channel