Muller befason, i del në mbrojtje Ancelotti-t

12/10/2017 00:00

Thomas Muller shkakton surprizën duke dalë në mbrojtje të Carlo Ancelottit të shkarkuar nga detyra e trajnerit të Bayern Munchen javën e kaluar.

Sulmuesi bavarez që disa herë kishte shfaqur pakënaqësitë e tij ndaj italianit për mosaktivizimin e shpeshtë të tij duke ia hequr Ancelottit barrën e përgjegjësive për rezultatet e kohëve të fundit të kampionëve të Gjermanisë.

“Shumë nga problemet tona u krijuan nga vetë ne, që nuk treguam nivelin që njerëzit prisnin prej nesh”, tha Muller. “Dhe Carlo Ancelotti nuk duhej bërë kurban”.

Muller më pas foli edhe për Jupp Heynckes duke theksuar se ai shpreson që me ardhjen e tij në stol gjërat të ndryshojnë për Bayern Munchen.

“Shpresa është që ndryshimi i trajnerit të ndikojë edhe në përmirësimin e rezultatit”, vijoi Muller. “Ne kemi kujtime shumë të këndshme me Heynckes me të cilin mundëm të fitonim tripletën. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se disa nga paraqitjet tona kanë qenë vërtet për t’u kritikuar. Duhet t’i bëjmë gjërat me radhë, nuk është se tani në mënyrë të papritur do të luajmë një futboll spektakolar”.

Top Channel