Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, futet në polemikë me Ramën: Mos më jep leksione publike çfarë është nacionalizmi Bashkimi Europian duhet të çelë negociatat me Shqipërinë dhe të ketë një tjetër qasje me Ballkanin Perëndimor. Me këtë qëndrim kanë dalë vendet e Vishegradit, në konferencën vjetore të mbajtur në Budapest.
I pranishëm në këtë takim, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ndal tek reforma në drejtësi, por dhe tek një tjetër reformë thelbësore.
“Kemi treguar angazhimin tonë të plotë për reformën në drejtësi, e cila është një reformë shumë ambicioze, ndoshta më ambiciozja në rajon. Ani pse ne ende nuk jemi ulur për të diskutuar detyrimet që burojnë nga kapitujt 23-24 dhe gjithashtu për të vijuar më tej me reformat e sundimit të së drejtës në ekonimi, për të cilat më duhet të them në emër të qeverisë shqiptare se janë reforma që i cilësojmë parësore përsa i takon zhvillimit të metjeshem të vendit dhe jo thjesht në funksion të integrimit europian”, u shpreh Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare u ndal dhe tek rajoni dhe nevoja e krijimit të një kalendari të përbashkët, në mënyrë për të parandaluar çdo vakum apo paparashikueshmëri që mund të krijohet në këtë proces.
Top Channel