
Dragan Sibaliç është nga ata tifozë që e ndjek Partizanin e Beogradit në çdo ndeshje, por me një ndryshim të madh.
Ai i ka qejf sfidat dhe përkrah skuadrës udhëton mbi dy rrota, ashtu siç thotë edhe vetë në Facebook, do ta bëjë edhe në ndeshjen përballë Skënderbeut në Elbasan të vlefshme për Ligën e Europës.
Sibaliç u nis ditën e martë nga vendlindja e tij, Kraljeva për t’u ndalur qytezën Rtanj, ku Partizani zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen për kupës e Serbisë dhe e fitoi atë 3-0.
Më pas, skuadra me autobus dhe Sibaliç me biçikletë do të udhëtojnë më në jug, ku të dielën luhet ndeshja e kampionatit me Radnik.
Pas kësaj ndeshje, Dragan do të kalojë në Vranje, për të hyrë më pas në Maqedoni përmes Kumanovës, e për të ndjekur itinerarin drejt Tetovës, Ohrit, të kalojë Qafë-Thanën dhe të mbërrijë në Elbasan për ndeshjen që luhet më 19 tetor.
Dragan thotë se edhe kthimin do ta bëjë me biçikletë dhe nëse kjo realizohet, atëherë në total ai do të përshkojë plot 1600 kilometra mbi dy rrota, një shifër 10 herë më pak se rruga e përshkuar për katër muaj nga ai mespërmes Azisë për të mbërritur në Japoni.
Top Channel