Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për “monstrën” e Torovicës

11/10/2017 09:55

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e përjetshëm të David Qoses, nën akuzë për vrasjen e oficerit të policisë Ardian Kodra si edhe vrasjes së ngelur në tentativë të dy policëve të tjerë.

Policia, tha prokuroria, mbërriti në vendngjarje pas një telefonate të një banori nga fshati Torovicë, i cili, pasi kishte dëgjuar të shtëna nga banesa ku jetonte autori, kishte kërkuar që në fshat të shkonin policë civilë, pasi Qosja ishte i rrezikshëm.

Edhe kur policia mbërriti në vendngjarje, nga banesa qëllohej vazhdimisht, tha prokurori Blerim Tominaj. Ardiani ka dalë nga makina blind duke i thirrur disa herë në emër Davidit. Kolegët e tij, shtoi prokurori, i kërkuan Ardian Kodrës të bënte kujdes, por, duke patur fushëpamje të plotë, autori ka qëlluar mbi të duke e lënë të vrarë. 

Duke parë rrezikun, David Qosja ka dalë nga dritarja e tualetit, tha prokurori, dhe ka dashur të shpëtojë përmes parcelave me misër, por aty është kapur nga policia.

Top Channel