Mazhoritar? Zaloshnja në Top Story: PD do të merrte vetëm 31 mandate

11/10/2017 00:00

Nëse zgjedhjet e këtij viti do të ishin zhvilluar me një sistem mazhoritar, ashtu sikundër kërkon Lulzim Basha tashmë, Partia Demokratike do të merrte vetëm 31 mandate.

Eduard Zaloshnja deklaroi në Top Story se nuk e kuptonte këmbënguljen e kryetarit të PD-së për t’u rikthyer tek ky sistem.

“Kur i mungojnë 250 mijë vota dhe sipas përllogaritjeve me numrin e votave të marrë në 2017, Partia Socialiste do të merrte dy të tretat në Parlament, ndërsa PD do të merrte 31 deputetë”, deklaroi Zaloshnja.

Ergys Mërtiri tha se nuk mund të bëhet përllogaritja për shkak të rregullave të tjera të garës, ndërsa Nard Ndoka deklaroi se kjo mund të stepte “të fortët”, megjithëse shtoi se vetë partitë kanë prirje që të përzgjedhin kandidatë që janë në gjendje të “blejnë votat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA