Edi Rama nis vizitën zyrtare në Itali

11/10/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Itali.

Në orën 13:30, kreu i qeverisë shqiptare është pritur në një ceremoni zyrtare nga homologu i tij italian, Paolo Gentiloni. Menjëherë pas ekzekutimit të himneve kombëtare, ka nisur takimi dypalësh.

Në qendër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Itali është rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetja e Italisë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Dy kryeministrat pritet të dalin edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta