Vlorë, grabiten nën kërcënimin e armës dy të moshuar

10/10/2017 00:00

Dy të moshuar janë grabiturur në banësën e tyre gjatën natës mes së hënës dhe së martës. Resmi dhe Sanije Osmanaj, 81 dhe 75 vjeç kanë deklaruar se dy persona me maska në kokë dhe të armatosur më automatik kanë hyrë në ambjentet e banesës së tyre duke i kërcënuar se do t’i vrisnin po të mos u jepnin paratë.

Sipas të moshuarve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 minuta, kur grabitësit i kanë rënë ziles së portës. Sanije Osmanaj tregon se pasi ka hapur derën personat me maska i kanë drejtuar automatikun duke i thënë që të mos flisnin.

Më pas ata i kanë shtrirë në dysheme dy të moshuarit dhe kanë marrë ç’të mundin në banesën e tyre. Grabitësit kanë kërkuar paratë e çiftit dhe pasi kanë shkatërruar çdo dollap dhe raft kanë gjetur rreth 20 mijë lekë të reja, të cilat i kanë marrë, por pa u mjaftuar me aq.

Nën kërcënimin e armëve, ata kanë grabitur nga qafa e gruas së moshuar edhe varësen që ajo mbante, si dhe unaza, orë, celuarë dhe sende të tjera që kanë gjetur në banesë. Policia, e cila ka bërë mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes, ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Top Channel