Ventura risheh hijen e Contes

10/10/2017 00:00

Mbi të ardhmen e Giampiero Venturës kanë filluar të shtohen retë e errëta, dhe e gjithë kjo vjen në një moment kur ai duhet të punojë akoma më shumë për të çuar skuadrën e të Kaltërve në finalen e Botërorit të Rusisë.

Më 17 tetor është shorti i fazës së play off-it ku Italia do të mësojë emrin e kundërshtares së saj e lehtësuar se ajo arriti të evitojë Kroacinë.

Pikërisht në këtë çast, përpara Venturës po rishfaqet hija e Antonio Contes, të paktën kjo është ajo që theksohet te tabloidi britanik ‘The Sun’. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, trajneri italian do të ‘braktisë’ londinezët në fund të sezonit dhe është gati për të rimarrë drejtimin e axurrëve.

Gjithsesi për momentin e gjithë kjo histori është në kuadrin e zërave spekulativë, por nuk përjashtohet që kjo temë të diskutohet më vonë në Federatën Italiane të futbollit, nëse të kaltrit do të dështojnë në objektivin për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë, ose të kthehet nga ky eveniment me një rezultat negativ.

Për Venturën kritikat janë jo aq për mungesën e kualifikimit direkt që ishte një mision i mundur në një grup ku rivali kryesor ishte Spanja sesa, ideja e krijuar se në dy ndeshjet e fundit kundër Maqedonisë e Shqipërisë ai nuk e kishte në kontrollin e tij skuadrën dhe se nuk mundi të krijojë një projekt të vlefshëm e koherent.

Moduli lojës u ndërrua disa herë dhe mbetet ende një nyje për t’u zgjidhur, ndërkohë që pakënaqësi kanë ngjallur edhe disa deklarata të tij për paraardhësit e tij në stolin e Italisë. Faza e play off-it do të jetë vendimtar për Venturën pas së cilës do të mund të japë përgjigje të rëndësishme rreth të ardhmes së Kombëtares italiane.

Top Channel