Tahiri: Basha, nder krimit me sulmet e tij politike

10/10/2017 00:00

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se e kishte mirëpritur thirrjen e gjykatës për të dëshmuar në procesin “Shullazi”.

Nga ana tjetër, Tahiri ka shprehur keqardhje për “lojën e Prokurorisë” për të bërë politikë me një proces gjyqësor, që sipas tij duhet të përfundojë me dënimin e kujtdo që ka kërcënuar kandidatin për rektor.

“Keqardhje akoma më shumë për Lulzim Bashën, që me sulmet politike po i bën nderin më të madh krimit”, ka vijuar Tahiri në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ai ka shtuar se, “Shqipëria do të bëhet më e drejtë atëherë kur lojrat politike të lënë drejtësinë të bëjë drejtësi”.

Top Channel