“Shullazi”, Basha: Thirrja e Berishës, urdhër i Edi Ramës
10/10/2017 00:00
Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar si një plan të stisur nga krerët e mazhorancës thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në procesin ndaj Emiliano Shullazit.
“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri, në sintoni të plotë me njëri-tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku”, ka deklaruar Basha.
Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se, “ti kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetëveten”.
Top Channel