Shuhet ëndrra e Sirisë, Australia në “play off”

10/10/2017 00:00

Australia shuan ëndrrën e Botërorit të Sirisë dhe kualifikohet për në fazën e “play off”-it të këtij evenimenti që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Rusi.

Siria, një vend i cili përmendet vetëm për luftën dhe regjimin e saj, bëri një figurë shumë të mirë në këto kualifikuese dhe ndaj Australisë u eliminua vetëm në kohën shtesë ne sfidën e dyte.

1-1 ishte rezultati i sfidës së parë të luajtur mes këtyre dy skuadrave në Malajzi, ndërkohë që në të dytën Australia iu imponua sirianëve 2-1 për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-2. Ishte Siria ajo që kaloi në avantazh në minutën e 6 me Omar Al Soman, po australianët barazuan shpejt në 1-1 me Tim Cahill.

Ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund të kohës së rregullt, duke bërë që skuadrat t’i drejtoheshin 30 minutat shtesë, kur Cahill shënoi golin e dytë për Australinë.

Siria nuk u dorëzua, madje ajo do të kishte bërë historinë nëse Al Soma do të ishte treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit diçka që solli edhe festën e tifozëve australianë. Në fazën e “play off”-it Australia do të luajë me skuadrën që do të renditet në vendin e katërt në zonën e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Top Channel