Presidenti Meta takon zyrtarin e KE-së, Danielson

10/10/2017 00:00

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin  Evropian, Christian Danielson.

Temë e bisedës mes tyre ishin pesë prioritetet e KE-së për hapjen e negociatave, pritshmëritë për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka përmbushja e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe u shpreh optimist për plotësimin në kohë të tyre.

Ai nënvizoi gjithashtu se pritshmëritë legjitime të qytetarëve shqiptarë dhe investimi i madh evropian dhe amerikan për reformën në drejtësi duhet të njohin përparim cilësor dhe të shpejtë në ngritjen e plotë dhe funksionimin efikas të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë që ka nisja në kohë e reformës zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, për të trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë gjithëpërfshire të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet që ngrihen në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Top Channel