Pollo pret Danielsson: Krimi dhe zgjedhjet, problemet e mprehta të Shqipërisë

10/10/2017 00:00

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorin gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Christian Danielsson.

Duke e falenderuar për ndihmën e deritanishme, Pollo i tha zotit Danielsson se përmbushja e kushteve të vendosura nga BE, si lufta kundër krimit të organizuar me mpleksje politike veçanërisht të narkotrafikut, lufta kundër korrupsionit, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe dekriminalizimi, janë shërbimi më i mirë për popullin shqiptar.

“Sidomos kur qeveria paraqitet si pengesë. Thënia e të vërtetave dhe trysnia politike nga Brukseli është mënyra më e mirë për të ndihmuar”, u shpreh Pollo.

Top Channel