Parada e Krenarisë në Prishtinë

10/10/2017 00:00

Në Prishtinë është mbajtur rreth mesditës së të martës parada e parë e komunitetit LGBTI, që sipas organizatorëve synon “ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e këtij komuniteti.

“Parada e Krenarisë”, siç u quajt prej organizatorëve, u bë me moton “Në emër të dashurisë”, ndërkohë që në të mori pjesë Presidenti Hashim Thaçi, ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të trupave diplomatike në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie ka përshëndetur pjesëmarrësit . Ai tha para të pranishmëve të tubuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë se ambasada e ShBA-së i mbështet ata dhe do të qëndrojë përherë pranë tyre.

“Ditë tepër e mrekullueshme për ta pasur Paradën e Krenarisë. Jam shumë i lumtur që po i shoh gjithë këta përkrahës këtu. Dëshiroj t’ju bëj të ditur të gjithëve që Ambasadës e SHBA-së në Kosovë ju mbështet të gjithëve dhe qëndron krah jush”, tha ambasadori Delawie.

Top Channel